Një vjedhje që shkon në trajtën e “spektakolares” është konsumuar natën e kaluar në Çikago, ku janë marrë disa ora me vlerë miliona dollarëshe.
Lajmi i cili është transmetuar pas publikimit të videove të kamerave të sigurisë, tashmë ka bërë xhiron e gjithë mediave të botës. Në video shikohen dy burra që hynë në “Gold Coast Auto Gallery” të shtunën, dhe kryen grabitjen në më pak se 20 sekonda.
Njëri qëndronte pranë derës me një armë, ndërsa tjetri ka thyer një vitrinë me një çekiç, duke vjedhur të paktën tetë ora super të shtrenjta, raporton “Daily Mail”.
Pronari Joe Perillo, i tha kryebashkiakut dhe zyrtarëve të tjerë, që duhet të ndërmarrin veprime ose bizneset do të largohen nga qyteti.
“Unë e kam një vend në periferi. Vendi është i mrekullueshëm. Nuk ka asnjë krim atje”,- tha ai.
“Njerëzit nuk duan të vijnë në qytet”,- shtoi ai më tej i indinjuar.
Dhjetë klientë, përfshirë fëmijë, ndodheshin në lagjen “Near North Side”, aty kishte “Bentley”, “Lamborghini” dhe “Rolls-Royce” atë pasdite, kur ndodhi grabitja.
Të dyshuarit, të maskuar dhe të veshur me kapuç, kanë hyrë në dyqan rreth mesditës.
Ata ikën me orët e “Richard Mille”, disa prej të cilave shiteshin me pakicë me miliona dollarë secila.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/