Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e ish-Bllokut në afërsi të një lokali të njohur, në rrugën “Rreshit Çollaku”, ose pranë pallateve “Shallvare”.
Një grua është asfiskuar dhe është dërguar me urgjencë në spital, si pasojë e zjarrit që ra në apartamentin ku ajo ndodhej, mesditën e sotme.
Mësohet se gruaja ka qenë brenda në banesë në momentin që apartamenti është përfshirë nga flakët. Ajo është gjetur e asfiksuar nga forcat e policisë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Pamjet e publikuara nga “Priza.al” vijnë nga lexuesit tanë aty në zonë dhe tregojnë se zjarri ka rënë në një pallat 6-katësh që tashmë është mbuluar nga tymi.
Sipas lexuesve që kanë sjellë videon në adresën tonë, zjarri ka rënë në një banesë.
Zjarrfikësja dhe policia janë njoftuar nga qytetarët e zonës dhe kanë shkuar tashmë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna për të lënduar apo se sa të konsiderueshme janë dëmet materiale, pasi ngjarja është në zhvillim e sipër.
/Priza.al/