Një luftanije ruse në ndërtim e sipër në një kantier detar në Shën Petersburg ka marrë flakë të premten, duke lënë të plagosur të paktën tre punëtorë.
Korveta Provorny (Agile) që po ndërtohej në Severnaya Verf, kantieri detar verior, u përfshi plotësisht nga flakët dhe gati 170 zjarrfikës morën pjesë në përpjekjet për të shuar zjarrin që dërgoi shtëllunga masive tymi mbi qytetin e dytë më të madh të Rusisë.
Autoritetet lokale thanë se tre punëtorë u plagosën, ku dy prej tyre kërkojnë shtrimin në spital. Një panel zyrtar është krijuar për të hetuar shkakun e zjarrit, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.
Pamjet tregonin dëme serioze në luftanijen e re që do të mbajë raketat hipersonike me shpejtësi ‘Mach-9’.
Rusia tha se në bord nuk kishte dëme në armatime apo personel por disa media thonin se kishte të shtruar në spital pas aksidentit dhe rrjeti amerikan Military.com tha se ishin të paktën dy të plagosur.
Një hetim kriminal është hapur për zjarrin në kamtierin Provornyy – në luftanijen që supozohej të armatosej me raketat e reja hipersonike Zircon – ose të njohura ndryshe Tskirkon.
Raketa që arrin një shpejtësi maksimale prej 9000 km në orë konsiderohet e pandalshme nga teknologjia aktuale dhe fillimisht do të instalohet në korvetat e tipit Project 20385 siç është Provornyy.
Muajin e kaluar u zbulua se Rusia kishte testuar me sukses raketat Zircon missile, nga luftanijet e Detit të Bardhë. Raketa goditi objektivin 250 milje larg nga frigata Admiral Gorshkov, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes më 29 nëntor.
Putin raportohet se i ka dhënë krijuesit të Zircon, Boris Obnosov kreut të korporatës së raketave taktike, medaljen Hero i Rusisë.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/