Fqinjët tonë sot mbajnë zgjedhjet lokale, qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u drejtohen kutive të votimit

Qytetarët e Kosovës sot do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave. Kutitë e votimit në Kosovë janë hapur që prej orës 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura për qytetarët deri në 19:00.

Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona dhe do të hedhin votën e tyre në 883 qendra votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur. 166 kandidatë janë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale.

Edhe në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet lokale, ku në garë për 80 komuna dhe qytetin e Shkupit janë 299 kandidatë, ndërsa mbi 10.600 kandidatë për këshilltarë komunal dhe këshillin e qytetit të Shkupit.  Të drejtë vote kanë 1.824.864 qytetarë, ndërsa procesin zgjedhor do ta monitorojnë 1.247 vëzhgues vendas dhe të huaj.

Në këto zgjedhje janë paraqitur një numër i madh i kandidatëve të pavarur për kryetar komune apo për anëtarë të këshillave komunal, të përkrahur nga shoqata të qytetarëve dhe organizata të shoqërisë civile. Këto janë zgjedhjet e shtata lokale në Maqedoninë e Veriut, ku zgjedhjet e para lokale u mbajtën në vitin 1990.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *