Mikropllaka tektonike e Egjeut ka nisur të gjenerojë energji duke krijuar lëkundje të vazhdueshme sizmike. Një tërmet i dyfishtë ka rënë në Greqi pasditen e sotme duke lëkundur dy ishuj në Egje.
“Protothema” shkruan se, tërmetet ishin në madhësinë 4.5 dhe 4.6 të shkallës Rihter. Një tërmet ra në perëndim të ishullit të Tilos në orën 17:15. Tërmeti ishte me thellësi fokale 10 kilometra.
Ndërsa tërmeti i dytë ra 1 minutë pas të parit në ishullin e vogël të Nisyros. Tërmeti i dytë e kishte thellësinë 7.7 kilometra dhe gjithashtu ra në ujë, njësoj si i pari.
Sipas autoritetet vendase, paraprakisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se, tërmeti nënujor ndodhi rreth orës 17:16 të pasdites (me orën lokale greke), 19 kilometra larg bregdetit Jugperëndimor të ishullit, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Kujtojmë se ditët e fundit Greqia është goditur nga disa tërmete me magnitutë mbi 4 ballë, çka ka bërë shkencëtarët dhe sizmiologët që të mendojnë për gjenerimin e një energjie të akumuluar në mikropllakën e Egjeut.
/Burimi: Protothema/