Franca dhe Anglia në prag të luftës? Peshkatarët kthehen në ‘mollë sherri’

Presidenti francez Macron ka dërguar një anije ushtarake drejt Jersey, e cila lëviz më shpejtësi, ndërkohë që 100 anije franceze të peshkimit kanë bllokuar portin. Raportohet se anijet britanike të Marinës Mbretërore janë të armatosura me topa dhe mitraloza, dhe po enden në Kanalin e La Manshit. Kjo ndodhi menjëherë pasi Parisi paralajmëroi dje se mund të ndërpresë energjinë elektrike në ishull. Energjia sigurohet kryesisht përmes një kablli nënujor.

Boris Johnson ka reaguar duke vendosur anije të mëdha patrulluese, pasi zbuloi se 100 anije peshkimi franceze, do të bllokonin hyrjen në portin e Saint Helier. Kryeministri do të mbajë vëmendjen e tij vazhdimisht në ngjarjet që po ndodhin, ndërkohë që në Angli po zhvillohen zgjedhjet lokale.

Arsyeja e këtij incidenti, është ekzistenca e një pabarazie e të drejtave në një zonë specifike në detin e kanalit të La Manshit, aty ku rritet një varietet shumë i kushtueshëm i guackave coquille Saint-Jaques.

Francezët kanë të drejtën të lundrojnë jashtë ujërave të tyre territoriale, vetëm midis 1 tetorit dhe 15 majit, në mënyrë që të arrijnë zonat më të mira të peshkimit. Nga ana tjetër, britanikët nuk kanë kufizime, dhe i kanë përcaktuar si akte piraterie ato të francezëve.

Ministrja franceze, Annick Girardin, akuzoi dje Channel Island për zvarritjen e lëshimit të licencave të reja për anijet franceze të peshkimit. Ajo tha se Franca ishte e gatshme të merrte ‘masa hakmarrëse’, duke sugjeruar ndërprerjen e energjisë, duke qenë se 95 përqind e energjisë elektrike vjen nga Franca.

David Sellam, kreu i autoritetit detar të Normandy-Brittany, shtoi se ai beson se Xhersi është marrë nga një ‘skaj ekstremist që dëshiron të zvogëlojë aksesin e peshkimit francez dhe fitimin nga Brexit’.

Ai tha: ‘Ne jemi gati për luftë. Ne mund ta sjellim Xhersin në gjunjë nëse është e nevojshme’.

Këtë mëngjes, peshkatarët francezë ndiznin flakadanë dhe ngrinin banderola, që bënin thirrje për të hyrë në ujëra.

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtati: Priza.al 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *