48 orë pasi presidenti i Shteteve Të Bashkuara Donald Trump ka vendosur një tarifë për të 180 vende të botës vijnë kundërmasat e aleatëve dhe jo vetëm.
Unioni Europian për vendosjen e kësaj tarife ka thënë se do të jetë i gatshëm për t’u përgjigjur por edhe njëkohësisht dhe se janë të hapur për dialog. Ndryshe nga se është shprehur Unioni Europian, Franca dhe Spanja janë vënë në lëvizje për të mbrojtur ekonomin e tyre të brendshme dhe marrëdhëniet tregtare me botën.
Presidenti francez ka bërë mbledhje këto 24 orët e fundit me stafin e tij ekonomik dhe se u ka dërguar mesazh dy nga investitorëve të tij më të rëndësishëm në SHBA dhe u ka kërkuar atyre që të “ngrijnë” investimet prej disa miliarda eurosh që kishin shpallur nga fundi i vitit 2024 në SHBA.
Gjithashtu edhe Spanja sipas mediave po ndjek të njëjtën rrugë, duke ju theksuar kompanive më të rëndësishme se duhet të riorganizojnë të gjitha investimet e tyre në SHBA. E thënë ndryshe si “Dita e Çlirimit” për SHBA por për shumë vende të tjera shikohet si fillimi i një lufte ekonomike e cila besohet se do të ketë pasoja të rënda për të gjithë planetin.