Franca dhe Zvicra u vënë kushte të forta shqiptarëve/ Ja çfarë duhet për të udhëtuar drejt këtyre vendeve…  

Qeveritë e disa shteteve të Europës po “eksperimentojnë” me vende si Shqipëria, ku edhe pse tashmë jemi një vend “i gjelbër” për të lëvizur drejt BE-së, përsëri privohemi nga rregullat apo kapriçot e disa vendeve.

Vaksina kundër Covid-it nuk është një detyrim, por të udhëtosh me avion drejt Francës apo Zvicrës, është një element i domosdoshëm… të paktën për shqiptarët.

Aeroporti “Nënë Teresa” ka nxjerrë një lajmërim për të gjithë udhëtarët që duan të shkojnë në Francë apo në Zvicër. Sipas njoftimit të TIA-s, një udhëtar nga Shqipëria duhet të jetë i vaksinuar me një nga kompanitë e njohura nga EMA.

Nëse ende nuk është injektuar duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR), i kryer 72 orë para nisjes.

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër (Përditësim)

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria: Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes. Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *