Ashtu si Mbretëria e Bashkuar, Izraeli dhe Gjermania, Franca planifikon të lëshojë dozat e treta të vaksinave Covid-19 në vjeshtë për të luftuar variantin më ngjitës Delta.
Franca ka vendosur të nisë vaksinimin e popullsisë me dozën e tretë të vaksinës kundër virusit të rrezikshëm Covid-19.
Mësohet se vaksinimi me dozën e tretë do të fillojë nga muaji shtator dhe do të aplikohet te personat më të rrezikuar nga koronavirusi.
Javët e fundit, në mbarë botën, por edhe në vendin tonë, shifrat e koronavirusit kanë shënuar rritje të ndjeshme, për shkak të përhapjes masive të variantit indian të koronavirusit, i cili transmetohet shumë më shpejt, por që është më pak vdekjeprurës.
/Burimi: France24/ përshtati në shqip Priza.al/