Rregullatorët francezë kanë goditur Google dhe Facebook me 237 milionë dollarë gjobë për përdorimin e tyre të ‘cookies’, të dhënat e përdorura për të gjurmuar përdoruesit në internet.
Gjoba prej 150 milionë eurosh ndaj Google është lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Francës për Teknologji Informative dhe Liri.
‘Komisioni ka vërtetuar se faqet facebook.com, google.fr dhe youtube.com nuk iu mundësojnë përdoruesve që të refuzojnë përdorimin e të dhënave të tyre, aq thjesht sa ti pranojnë ato’, ka thënë trupi rregullativ.
Të dyja platformat kanë tre muaj kohë për të ndryshuar praktikat, pasi më vonë Franca do të vendosë gjoba prej 100.000 eurosh në ditë. Të ashtuquajturat ‘cookies’ janë një mekanizëm të dhënash që konfigurohen në kompjuterin e një përdoruesi kur ata vizitojnë një faqe interneti, duke i lejuar kompanive të ruajnë informacionin rreth vizitës së faqes .
Ato janë shumë të vlefshme për Google dhe Facebook si mënyra për të personalizuar reklamat çka në fakt është edhe burimi i tyre kryesor i të ardhurave.
/Priza.al/