Më shumë se 1.000 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët në jugperëndim të Francës.
Si pasojë e zjarreve janë shkatërruar gati 7.000 hektarë tokë në këtë rajon, kanë thënë zyrtarët.
Përhapja e flakëve afër qytetit Bordu ka detyruar mbi 10.000 banorë që të largohen nga shtëpitë e tyre.
“Janë monstruoze”, ka thënë përfaqësuesi i zjarrfikësve, Gregory Allione për flakët.
Erërat e forta dhe temperaturat e larta janë duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se Austria, Franca, Greqia, Polonia dhe Rumania, janë “duke i ndihmuar “ Francës në luftën me zjarret.
Këtë verë, Franca dhe disa shtete tjera evropiane, janë përballur me një valë të zjarreve vdekjeprurëse, të nxitura nga temperaturat rekorde dhe thatësia në kontinent.
Më shumë se 1.000 njerëz është thënë se kanë vdekur si pasojë e nxehtësisë në Portugali dhe Spanjë.
Ndryshimet klimatike rrisin rrezikun për mot të nxehtë dhe të thatë, që më pas rezulton në zjarre pyjore.
Liderët botërorë tashmë kanë paralajmëruar për rritje të temperaturës së Tokës në 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale.
Temperaturat është thënë se do të vazhdojnë të rriten në rast se qeveritë nuk marrin masa për të ndalur emetimet e karbonit./REL