Një sërë ngarkesash me karburant u bllokuan nga të gjitha rafineritë franceze sipas zyrtarëve të sindikatës, pasi protestuesit dolën në rrugë për të kundërshtuar planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.
E marta shënoi ditën e gjashtë të grevave dhe protestave që nga mesi i janarit dhe sindikatat thanë se kjo protestë do të ishte më e madhja deri më tani.
Shumica e shërbimeve të trenave dhe metrosë u anuluan dhe shumë shkolla u mbyllën gjithashtu.
Policia vlerësoi se nga 1.1 milion deri në 1.4 milion njerëz do të merrnin pjesë në 260 protestat e planifikuara nga sindikatat.
Me qeverinë që nuk tregoi asnjë shenjë për t’u tërhequr nga plani i saj i pensioneve, një udhëheqës i sindikatave, Emmanuel Lépine, tha javën e kaluar se qëllimi i bllokimit të dërgesave të karburantit kishte qëllim “të gjunjëzonte ekonominë franceze”.