Lionel Messi ka zbuluar katër kandidatët e tij kryesorë për çmimin “Topi i Artë” në vitin 2021 , me argjentinasin që përfshinë emrat e dy shokëve të skuadrës.
Të premten, argjentinasi së bashku me një mori talentesh të klasit botëror, u konfirmuan në listën e ngushtë të 30 futbollistëve të France Football për çmimin.
34-vjeçari po konkurron për të fituar trofeun e lakmuar për herë të shtatë në karrierën e tij pasi prodhoi një tjetër sezon të shkëlqyer të shënimit të golave në një skuadër të dobët të Barcelonës në sezonin e tij të fundit.
https://twitter.com/mrr_hakeem/status/1446561978592464911?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1446561978592464911%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flionel-messi-zbulon-kater-kandidatet-e-tij-per-topin-e-arte-2021-pasi-u-zbulua-lista-e-ngushte-e-30-personave%2F
Në skenën ndërkombëtare, Messi drejtoi Argjentinën në një triumf të shumëpritur të Copa America në verë.
Por, fituesi i vitit 2019 është i vetëdijshëm për konkurrencën e fortë me të cilën përballet këtë vit, duke zgjedhur kolegët e PSG–së, Neymar dhe Kylian Mbappe si pretendentë, si dhe Robert Lewandowski dhe Karim Benzema – dy nga sulmuesit më vdekjeprurës në lojë.
“Në ekipin tim, janë dy për të cilët do të votoj me lehtësi: Neymar dhe Kylian Mbappé”, tha Messi për France Football.
“Dhe pastaj Robert Lewandowski, i cili sapo ka pasur një vit të mrekullueshëm dhe Karim Benzema i cili ishte i shkëlqyeshëm “.
E krijuar nga gazetari Gabriel Hanot në vitin 1956, Topi i Artë i jepet çdo vit lojtarit më të mirë në botë.
Gazetarët e futbollit, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare të gjithë kanë një fjalë në proces – me fituesin e këtij viti që do të shpallet më 29 nëntor në Teatrin du Chatelet të Parisit.
Entretien exclusif avec Lionel Messi dans @francefootball 💬
L'attaquant du Paris-SG s'exprime sur le #ballondor : « Il y a des joueurs au niveau individuel qui ont fait une grosse saison » pic.twitter.com/mR3Z24yh5X
— la chaine L'Équipe (@lachainelequipe) October 8, 2021
Për herë të parë që nga fillimi i tij, Topi i Artë nuk u dha në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19 dhe shumë menduan se sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski e meritonte.
Megjithatë, reprezentuesi polak ka vazhduar në të njëjtën mënyrë dhe ka 50 gola në vitin 2021 deri më tani.
/Priza.al/