Francë/ Gjykata Kushtetuese jep “ok” për rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç

Pavarësisht protestave të vazhdueshme në rrugët e Parisit në kundërshtim të reformës së propozuar nga presidenti Emmanuel Macron për rritjen e moshës së daljes në pension, Këshilli Kushtetues, organi më i lartë kushtetues në Francë, ka miratuar sot reformën.
Bëhet fjalë për rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Macron ka deklaruar se një ndryshim i tillë është i nevojshëm dhe një domosdoshmëri për të shpëtuar sistemin francez të pensioneve, të cilin e ka konsideruar të paqëndrueshëm në formën e tij aktuale.

Të enjten, rreth 400,000 protestues dolën në rrugë në të gjithë Francën, sipas ministrisë së Brendshme.

 

 

foto galeri foto galeri foto galeri

  • foto galeri

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *