Francë/ Hyn në supermarket dhe sulmon tre persona me sëpatë

Katër persona janë plagosur mbrëmjen e së hënës nga një burrë me sëpatë në një supermarket në Zemon, në veri të Francës, mes të cilëve dhe autori i ngjarjes. Gazeta lokale La Voix du Nord raporton se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Autori mbeti i plagosur pasi tentoi të godiste veten me sëpatë.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë për të bërë ndonjë supozim për motivimin e sulmuesit, i cili nuk është identifikuar”, tha një burim policor. Nuk ka informacione të mëtejshme për motivin e sulmit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *