Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë pasi u kap me 2.3 kg kokainë në automjetin e tij.
I riu, që po udhëtonte drejt Nantes, u ndalua dhe kontrollua nga dogana në Toulouse, ku u zbulua droga e fshehur në automjet.
Arrestimi u bë gjatë një kontrolli rutinë në kabinën veriore të pagesës në autostradën A 62.