Franca do të ndalojë përdorimin e Tik Tok për nëpunësit civilë, sipas Ministrit të Sektorit Publik të vendit Stanislas Guerini.
“Për të garantuar sigurinë kibernetike të shërbimeve dhe nëpunësve tanë publikë, qeveria ka vendosur të ndalojë Tik Tok,” tha ai në një deklaratë.
Ministri shtoi se për disa javë, disa partnerë europianë dhe ndërkombëtarë të Francës miratuan masa për të kufizuar ose ndaluar instalimin e aplikacionit Tik Tok.
Guerini tha se aplikacionet argëtuese nuk kanë nivele të mjaftueshme të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave për t’u përdorur në pajisjet e sektorit publik dhe sqaroi se ndalimi hyn në fuqi menjëherë.
Siç shtoi ai, do të ketë përjashtime për arsye profesionale, siç është komunikimi brenda një institucioni apo shërbimi.