Francë/ Protesta masive të dhunshme për 1 maj

Në shumë qytete të Francës janë mbajtur protesta të dhunshme me rastin e ditës së punëtorëve. Zemërimi qytetar ishte edhe më i madh për shkak të reformës në pensione, tashmë të aprovuar, nga presidenti Emmanuel Macron. Policia reagoi dhunshëm ndaj manifestuesve duke lëshuar gaz lotsjellës në qytete si Parisi, Lioni dhe Nanta.

Dhjetëra persona janë arrestuar, teksa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar, përfshirë këtu edhe punonjës policie. Sipas sindikatave, 2.3 milionë njerëz kërkuan paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Një tjetër fakt që zemëroi qytetarët ishte lejimi i policisë franceze për të përdorur dronë me kamera për të monitoruar protestat.

Grupet për të drejtat e njeriut ngritën një padi duke thënë se përdorimi i dronëve në këtë mënyrë shkel të drejtat themelore të njeriut. Ndërkohë, protesta masive për ditën e punëtorëve ka pasur edhe në shumë shtete të botës si në Turqi, Greqi dhe Portugali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *