Francesco Totti mbërin në Tiranë, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s, i pranishëm edhe kryeministri Rama (Foto)

FSHF ka organizuar një drekë me miqtë që kanë ardhur ditën e sotme me rastin e finales së UEFA Conference League, ku të pranishëm kanë qenë Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, dhe zyrtarë të lartë të futbollit europian, presidentë federatash dhe lojtarë të mëdhenj të klubeve finaliste, Roma dhe Feyenord.

Në këtë drekë ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Rama, Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, Ambasadori shqiptar i UEFA Conference League, Lorik Cana, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Presidenti i Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdiu, si dhe drejtues dhe anëtarë të Komitetit Egzekutiv të FSHF-së.

Në një atmosferë të shkëlqyer dhe tejet të ngrohtë, Presidenti Duka ka falënderuar UEFA-n për besimin që i dha FSHF-së si partner zyrtar i finales së Conference League, teksa ka vlerësuar edhe mbështetjen e qeverisë dhe Kryeministrit Rama për organizimin sa më të mirë të kësaj ndeshjeje historike ndërkombëtare, AS Roma-Feynoord, e para e këtij niveli që zhvillohet në vendin tonë.

Përveç zyrtarëve më të lartë të UEFA-s këtij takimi iu bashkuan edhe legjenda e Romës, Françesko Totti, dhe ish-futbollistët e famshëm Luigi Di Biagio, Aldair Nascimento dos Santos, Vincent Candela.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *