Nëse ai po feston kulmin e suksesit me kombëtaren në Argjentinë, Lionel Messi ka prodhuar një realitet krejt tjetër në Francë, pas humbjes së “Les Bleus” në finalen e Botërorit 2022, të dielën në mbrëmje, në Katar.
I mbërritur në atdhe mbrëmjen e së hënës, Lionel Messi dhe shokët e tij të kombëtares po parakalojnë nëpër “arteriet” e Buenos Aires këtë të martë, të shpallur festë kombëtare nga presidenti argjentinas.
Kështu po festohet titulli i tretë botëror në historinë e vendit të Amerikës së Jugut, që mbërriti 36 vite pas herës së fundit, kur në krye të “Seleccion” ishte Diego Maradona me të tjerë.
À l’entrée d’un bar français pic.twitter.com/BalrceaAtw
— BeFootball (@_BeFootball) December 19, 2022
Në Francë, blutë u rikthyen gjithashtu të hënën mbrëma. Ndryshe nga Argjentina, nënkampionët e rinj të botës (kampionët e shkurorëzuar të dielën) patën një pritje që nuk ka të bëjë fare me “mbretërit” e pakurorëzuar.
Mbështetësit duartrokitën dhe kënduan Kylian Mbappé, që i kishte bërë të dridheshin gjatë gjithë kompeticionit dhe sidomos në finale. Së fundi, një foto që lidhet me Messin, e shkrepur në një lokal të kryeqytetit francez, ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve në rrjetet sociale.
Në të vërtetë, fanella e Lionel Messit (ajo e PSG) u pa në hyrje të një lokali si rrogoz, me një mesazh të veçantë sipër: “Mos harroni të fshini këmbët kur të hyni”. Një mesazh që nuk do t’i pëlqejë aspak Argjentinës, e lëre më tifozëve të Paris Saint-Germain, edhe nëse “La Pulga” i ka privuar vendit të tyre yllin e tretë.