Bota e muzikës italiane është sot në zi. Shuhet si një yll në qiell kantautori siçilian Franco Battiato.
“Jeta nuk mbaron, për sa kohë që jemi të lirë do të kthehemi përsëri”, këndonte ai.
Me datë 23 mars artisti mbushi 76 vjeç e prej kohësh qëndronte larg skenës e publikut.
Sëmundja e tij do të mbetet një mister. Këngëtari kishte 3 vjet që ishte tërhequr nga skena. Ishte i sëmurë, por asnjë nuk mund të thotë me siguri cila ishte e keqja kundër të cilës Battiato luftonte. Kjo e bëntë akoma më shumë enigmatik, ashtu sikurse ka qenë gjithmonë.
Mesazhet e fshehura midis rreshtave të teksteve, fjalët e përdorura me kujdes për t’u thelluar Akoma më shumë, për të marrë kuptime të ndryshme, ky ishte Mjeshtri.
Madhështia e tij është e lidhur me stilet e ndryshme muzikore që ka eksperimentuar dhe ndërthurur njëri me tjetrin, si melodi etnike, muzikën pop, rock progresiv (ndër të parët në itali që e prezantuan këtë rrymë), dhe opera.
Karrieti e Battiato filloi në vitet 1960, ku sëbashku me Gregorio Alicata formoi dyshen “Gli Ambulanti”. Por në dekadën vijuese kantautori iu përkushtua plotësisht muzikës eksperimentale, duke u mbështetur në tingujt e muzikës elektronike.
Ndër këngët e tij më të suksesshme është “La cura” e publikuar në vitin 1996, një himn i dashurisë universale e një nga kryeveprat e muzikës italiane.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë familja e tij e varrimi do të bëhet në formë private.
[ Marrë nga “Corriere della Sera/ Përshtati “Priza.al]