Frank Lampard flet për herë të parë pas rikthimit te Chelsea, situatën e tij me klubin dhe për sfidën me Real-in

Frank Lampard iu drejtua mediave në konferencën e tij të parë për shtyp si menaxher i përkohshëm i Chelseat, vetëm pak minuta pasi klubi londinez njoftoi rikthimin e tij.

Legjenda e Stamford Bridge – i cila u shkarkua nga klubi në janar 2021 pas një sezoni e gjysmë në krye – do të jetë përgjegjës për udhëtimin e së shtunës në Wolves dhe në sfidën me Real Madrid në Champions.

 

Lampard do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit, me Chelsea ende në kërkim të një trajneri stabël. Pronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali të enjten këmbëngulën se ish-mesfushori do t’u japë atyre ‘një plan të qëndrueshëm’ për momentin.

 

44-vjeçari ka qenë pa punë që kur Everton e shkarkoi atë në janar pas vetëm 12 muajsh në krye, por ai tani e gjen veten përsëri në një mjedis të njohur duke u përpjekur të shpëtojë sezonin e Chelseat edhe pse në Premier League çdo llogari duket e mbyllur për anglezin.

Chelsea nuk i ka mbetur kompeticon tjetër veç se Champions League për të treguar veten dhe për të fituar një trofe, edhe pse forma e skuadrës duket mjaft e vakët.

 

Ai gjithashtu foli për ndeshjen me Real Madrid në Champions

 

“Është sigurisht një shans që jam në londër dhe jam me fat që po i udhëheq ata në këtë stad. Nuk jam naiv, Real Madrid është një klub i madh futbolli, fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, ekip fantastik.

 

Nuk do të ulem këtu dhe dhe të them gjëra të çmendura, të flas për këtë ka shumë përgjegjësi, por ne shpresojmë të bëjmë më të mirën. “

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *