Fredi Beleri ankimoi arrestin me burg/ Caktohet data e gjyqit

Më 1 qershor, në Apelin e GJKKO mbahet seanca për ankimimin e vendimit të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ të bërë nga Fredi Beleri, i cili fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet  e 14 majit. Ai ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota.

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli. Ai u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *