Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri ka fituar Bashkinë e Himarës.
Beleri, i cili u arrestua për shitblerje votash, ka fituar përkundrejt rivalit të tij të PS-së, Jorgo Goro me një rezultat të ngushtë votash.
Numërimi i votës së fundit në Himarë është pritur me brohorima dhe përqafime nga mbështetësit e Belerit.
Procesi i numërimit të votave është ndjekur nga afër edhe nga kandidati i PS, Jorgo Goro, si dhe nga Vangjel Dule, partia e të cilit është në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.