Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me dhënien e masës së sigurisë për kandidatin fitues të zgjedhjeve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Shqyrtimi për masën e sigurisë zgjati gati 2 orë.
Burime mediatike bëjnë me dije se gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokuroria e Posaçme kërkoi vijimin e masës së sigurisë “Arrest me Burg”.
Gjyqtarja Atalanta Zeqiri është tërhequr në dhomë Këshillimi për marrjen e vendimit. Ende nuk dihet nëse ajo do të pranojë kërkesën e SPAK, apo atë të avokatëve të zotit Beleri për zbutjen e masës së sigurisë.