Kreybashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet në qeli për shit-blerje votash prej 2 ditësh mësohet se është i shtruar në spitalin e burgut. Ai vuan nga problemeve me zemrën.
Nga ana tjetër Apeli i GJKKO pritet të caktojë datën për seancën mbi ankimin e kryebashkiakut të Himarës.
Beleri kërkoi në ankimimin e tij pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.
Beleri dhe bashkëpunëtori i tij akuzohen për blerjen e votave gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, akuza të cilat i kanë mohuar dhe i kanë cilësuar si inskenime politike.