Frigoriferi mbush 170 vjeç!

Nuk menduam se do të na duhej ta shkruanim diçka të tillë, por “gëzuar ditëlindjen frigorifer”. Patenta e frigoriferit daton më datë 6 maj 1851, dhe është firmosur nga shkencëtari dhe doktori amerikan John Gorrie.

Megjithëse për përdorimin masiv të pajisjes shtëpiake më të njohur, dhe më të domosdoshme, do të duhet të presim disa dekada. Ka qënë shkencëtari francez, Charles Tellier, i cili e bëri të mundur konceptin e frigoriferit siç e njohim sot.

Tellier bëri një eksperiment, i cili do të jetë vendimtar. Ai ndërtoi impiantin e parë të ftohjes, dhe e vendosi atë në bordin e një anije. Kjo bëri të mundur transportin e mishit të freskët nga Argjentina drejt Francës. Mishi mbërriti i konservuar në gjendje shumë të mirë, mbas një udhëtimi prej 105 ditësh.

Ky eksperiment i suksesshëm, ka si pasojë braktisjen e teknikave tradicionale të konservimit të ushqimit, të tilla si kriposja dhe tharja.

Por jo vetëm kaq. Tani e tutje, njerëzit do të mund të provojnë një tërësi shijesh të reja. Dhe kjo, sepse kanë mundësinë e të pasurit akses drejt ushqimeve të reja, të cilat vijnë nga qindra kilometra larg.

Është ai proçes i globalizimit të ushqimit, i cili sot merret si i mirëqenë. Frigoriferi i parë shtëpiak daton në vitin 1913, i ndërtuar nga amerikani Fred Wolf.

Ndërsa në vitin 1918, “General Motors”, inauguron prodhimin në seri të pajisjes me emrin Frigidaire.

Nga ajo datë e largët e 6 maj 1851 e deri në ditët e sotme, frigoriferi ka bërë vërtet një rrugë të gjatë. Teknologjia ka arritur sot të prodhojë modele shumë të sofistikuara, duke u kujdesur edhe për shmangien e ndotjes ndaj planetit tonë.

Për të zbuluar se si do të vazhdojë kjo histori, ne duhet të takohemi përsëri këtu mbas 170 vitesh.

Burimi i lajmit: techprincess. Përshtatur nga ‘Priza.al’

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *