Frika nga infektimi me COVID-19/ Presidenti Putin vetëkarantinohet një ditë pasi…

Presidenti rus, Vladimir Putin është vetëkarantinuar një ditë pasi zhvilloi takim me presidentin Bashar el Asad. Sipas mediave lokale bëhet me dije që Putin është izoluar si masë paraprake pasi disa anëtarë të rrethit të tij janë prekur nga Covid-19. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka konfirmuar se Putin nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes dhe është plotësisht i shëndetshëm.

“Udhëheqësi 68-vjeçar është “absolutisht i shëndetshëm” dhe ka rezultuar negativ për Covid-19, tha Peskov në një konferencën për mediat, ndërsa vijoi duke shtuar: “Putin do të shmangë takimet personale për ca kohë”.

Vlen të theksojmë që Putin ka anuluar fluturimin drejt Dushanbe, Taxhikistan pasi do të marrë pjesën në këtë samit me anë të video-konferencës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *