Frika që Rusia mund të pushtojë Ukrainën po rritet gjithnjë e më shumë aq sa ambasada amerikane në Kiev po planifikon të largojë stafin diplomatik nga Ukraina.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat ndërkombëtare evakuimi i familjarëve të pjesëtarëve të trupës diplomatike pritet të nisë në fillim të javës së ardhshme .Mësohet se Presidenti Volodymyr Zelensky ka biseduar me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken për këtë çështje. Sipas Zelenskit nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmerrnin një hap kaq dramatik, kjo do të ishte një masë e tepruar.
Zyrtarët amerikanë ende nuk e dinë se cilat janë planet e presidentit rus Vladimir Putin apo nëse ai madje ka vendosur të pushtojë. Por disa prej tyre thonë se ka prova se Rusia po planifikon të përpiqet të marrë Kievin dhe të rrëzojë qeverinë. Qeveria britanike thotë se agjentët rusë në Ukrainë po përpiqen të instalojnë një qeveri kukull që do të mbështesë Moskën.
Qeveria kukull do të drejtohet nga ish-deputeti pro-rus Jevhen Murajev dhe për këtë plan, Moska po organizon të gjithë mbështetësit në Kiev. Megjithatë, ky plan është hedhur poshtë nga pala ruse.
/Priza.al/