KORÇË- Në burgun e Drenovës është ngritur alarmi për humbjen e një palë gërshëre. Sinjali i humbjes së tyre është dhënë dy ditë më parë. Ka qenë një infermier nga Korça ai i cili ka konstatuar se mungonin një palë gërshërë, pasi pretendon që i kishte lënë tek infermieria dhe ndërkohë që ka bërë inventarin ato mungonin.
Dyshimet e para kanë lindur tek një i burgosur i sigurisë së lartë, Klement Ibrahimi, pasi ishte në dhomën mjekësore gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut.
Janë bërë kontrolle tek çdo i dënuar, por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme kanë shkuar forca operacionale e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve në burgun e Drenovës dhe po hetohet lidhur me këtë rast.
/Priza.al/