Fondet private të pensioneve janë trendi më i fundit në Shqipëri. Kjo për shkak se të ardhurave janë të ulëta në pleqëri, si dhe kjo skemë po kthehet në më të preferuarat duke njohur një rritje me 25 për qind. Nga ana tjetër lufta në Ukrainë ka sjellë dhe një tkurrje të investimeve në skemat e investimeve
Paga e ulët e pensioneve në vendin tonë ka bërë që shumë shtetas shqiptarë t’i drejtohen Fondeve të Pensioneve Private duke paguar kontribute shtesë nga ato që mbajnë sigurimet.
Në raportimin e komisionit të ekonomisë kreu I AMF Ervin Mete ka deklaruar një rritje të ndjeshme të këtij fonti
“Tregu i fondeve të pensioneve private edhe pse me peshë modeste ndaj prodhimit të brendshëm bruto gjatë vitit 2021 shënoi një rritje prej 27.2 % krahasuar me vitin 2020.”
Duke parë shifrat e sigurimeve Mete deklaron se ekonomia shqiptare shënoi një rritje ekonomike, por se pas nisjes së luftës në Ukrainë ka një tkurrje të fondit të investimeve.