Frikë për Shkodran Mustafin, grabitësit i hyjnë në shtëpi teksa po flinte dhe marrin shumën e majme

Shkodran Mustafi është futbollisti i radhës që ka rënë pre e grabitjes në Spanjë. Mbrojtësi i cili luan për Levanten dhe jeton në periferi të Valencias ka kaluar momenti frikë mbrëmjen e së dielës.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Mustafi është zgjuar nga disa zhurma në banesën e tij dhe ka parë që është bërë viktimë e një grabitjeje.

Grabitësit janë larguar  me shpejtësi kur kanë kuptuar që futbollisti është zgjuar, por nuk kanë dalë duarbosh, pasi kanë marrë sende me vlerë dhe para që kapin shifrën e 1 milion eurove.

Në shtëpi Mustafi ishte së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e vegjël./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *