Analisti i njohur Frrok Çupi ka lëshuar “bombën’ në emisionin Breaking në Top News, duke deklaruar se Sali Berisha do të arrestohet nga prokuroria e posaçme, SPAK.
Sipas Çupit, ish-kryeministri Sali Berisha do të arrestohet përpara mbajtjes së Kuvendit të shpallur prej tij më 11 dhjetor.
Fjala e Çupit:
“Mendoj se nga data 8 dhjetor Sali Berisha do të jetë në burg, i arrestuar nga SPAK. Do të ndodhë sigurisht Kuvendi i 11 dhjetorit nëse Berisha nuk është i fituar në SPAK. Do të ndodhë që të bëjë një tortë të madhe sic e ka zakon. Unë flas jo pa informacion. Nëse do të ndodhë që Berisha do të mbledhë ata njerëzit, sigurisht ai do t’i mbajë në këmbë, e do ti mbajë njerëzit e do ti thojë se shiko se ne fituam, por nuk na e pranuan. Kështu e ka shtyrë gjithë jetën, shihni ligjin e pronave, u lanë në mes të rrugës intelektualët, shihni të ish-të përndjekurit”, tha Çupi.
Më tej ai shtoi se “Kuvendi i 11 dhjetorit është njësoj si piramidat financiare, njerëzit do të vuajnë, e do ti thojnë atij se më ke thënë se do të bëhem ministër e tani s’më bëre..” .
/Priza.al/