Frutat dhe perimet që duhet t’i konsumoni patjetër në shtator

Të ushqyerit shëndetshëm është padyshim një nga pikat kyç të përditshmërisë sonë. Por çdo stinë ka frutat dhe perimet e veta të sezonit.

Shtatori është ajo periudhë e vitit ku gjatë së cilës nisin të “lulëzojnë” shumë sugjerime rreth ushqimeve të sezonit të vjeshtës.

Më poshtë po iu listojmë arsyen se pse këshillohet të konsumoni sa më shumë produkte të stinës dhe cilat janë ato të shtatorit.

Po përse duhet të konsumoni prodhimet e stinës?

Edhe pse shumë lloje frutash dhe perimesh janë në dispozicion edhe në stinë të tjera, këshillohet ju duhet të blini produktet që prodhohen gjatë sezonit të tyre për disa arsye. Ato janë:

Prodhimet e stinës janë më të shëndetshme

Kur blini fruta dhe perime në pikun e sezonit të tyre, do të përfitoni prej tyre lëndët ushqyese më të mira.

Prodhimet sezonale shijojnë më shumë

Ushqimi i blerë në pikun e sezonit ka shijen më të mirë. Mund të rritet me bollëk në tokë dhe lulëzon me sasinë e duhur të diellit. Nëse keni blerë ndonjëherë luleshtrydhe jashtë sezonit, e dini mirë se ato janë pa shije dhe pa lëng.

Janë më të lira

Frutat dhe perimet e sezonit janë me bollëk gjatë kësaj periudhe, prandaj tregtarët zakonisht ulin edhe çmimet.

Frutat dhe perimet e shtatorit

Mollët

Plot me lëndë ushqyese si fibra, vitamina C, kaliumi dhe vitamina K. Edhe pse janë me bollëk Mollët gjenden gjatë pjesës më të madhe të verës dhe vjeshtës, por shtatori është koha kur ato kanë shijen më të mirë.

Karotat

Të pasura me vitamina K dhe C, fibra, kalium dhe antioksidantë karotat janë një element kryesor për çdo vakt, veçanërisht gjatë shtatorit!

Lulelakra

Edhe pse në dispozicion gjatë gjithë vitit, lulelakra ka tendencën të jetë më e mirë kur temperaturat fillojnë të bien. Plot me folate, vitamina C, K dhe B, kjo është një perime e mrekullueshme për t’u konsumuar, shkruan AgroËeb.

Specat djegës

Kapsaicina tek specat përmirëson funksionin e tretjes dhe mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Specat djegës janë gjithashtu të pasur me vitamina A dhe C duke forcuar sistemin imunitar dhe mund të ndihmojnë kundër alergjive.

Misri

Shijojeni sa të mundeni! Plot me fibra dhe vitamina A, B dhe E, të jeni të sigurt që do të fitoni shumë lëndë ushqyese me këtë ushqim të shijshëm. Nëse keni mjetet e duhura, konservimi i misrit në shtëpi është një mundësi e shkëlqyer për ta ruajtur atë për në dimër!

Kastraveci

Kastravecat janë të pasura me kalium dhe fosfor, si dhe vitaminë C. Me përmbajtjen e tyre të lartë të ujit, ato janë të shkëlqyera për t’u ngrënë në ditët e nxehta në fund të verës.

Rrushi

Duket sikur u rritën në çmim në mes të verës, por tani që po freskohet pak, ato janë në pikun e sezonit.

Bishtajat

Plot me vitamina A, C, B6 dhe acid folik, kalcium, hekur dhe kalium, bishtajat nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *