Frutat dhe perimet që përmbajnë më shumë pesticide

Shumë nga frutat dhe perimet që blejmë trajtohen me pesticide, kështu që është më mirë të blini nga dikush që njihni për t’u siguruar që ajo që po hani është organike. Megjithatë, jo të gjithë kanë kushtet për t’i blerë këto ushqime nga të njohurit, sidomos në qytetet më të mëdha, ndaj janë të “dënuar” me atë që ofrohet nëpër dyqane.

Ndër frutat dhe perimet që përmbajnë më shumë pesticide janë luleshtrydhet, spinaqi, lakra jeshile, mollët, rrushi, qershitë, pjeshkët dhe domatet.

Një luleshtrydhe përmban deri në 23 lloje të ndryshme pesticidesh.

“Ekspozimi ndaj pesticideve është i lidhur me një sërë efektesh negative shëndetësore, duke përfshirë ndërprerjen e hormoneve, toksicitetin e trurit dhe sistemit nervor”, tha Cindy Swenson, një analiste në Grupin e Punës Mjedisore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *