Finalja e madhe e BBV po afron. Edhe pak orë na ndajnë nga shpallja e fituesit të edicionit të dytë.
Banorët po shijojnë ditën e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, madje kanë nisur përgatitjet.
Efi vendosi sot t’i zbulojë një informacion nga jashtë Luizit, nga i cili këngëtari mbeti i impresionuar.
Biseda mes tyre:
Efi: Do të të them diçka
Luizi: Po leje mos e thuaj tani, se dhe pak ka mbetur
Efi: Një kohë frutat dhe perimet në treg shiteshin me emrin tënd
Luizi: Si moj?
Efi: Frutave, portokalleve për shembull i kishin vënë emrin Luiz
Luizi: A mos u tall? Seriozisht e ke? Shqiptarët janë të paparë.