Fruti më i mirë i vjeshtës që nuk duhet të mungojë në asnjë shtëpi

Hurma, ose siç quhet në disa zona kakia, është pemë me prejardhje nga Kina dhe Japonia.

E butë, me tul dhe e ëmbël, fryti i hurmës simbolizon vjeshtën, e cila shpesh është përgjegjëse për lodhjen dhe stresin fizik dhe psikologjik.

Hurmat janë konsideruar fruti me shumë energji, janë të pershtatshme për fëmijët, të moshuarit dhe personat qe merren me sport.

Vlerat ushqyese:

Treguesit për vlerat ushqyese të frutave të ndryshme, japin të dhëna se për 100 gram hurmë; kemi rreth 65-70 kcal (ekuivalente me rreth 272 kJ).

Uji përbën rreth 80%, sheqer 16-18%, ndërsa fibrat llogariten në rreth 2.5%, proteina 0.6% dhe 0.3% yndyrë.

Ndër mineralet, potasium (rreth 161-170 mg%) kalium, fosforit (20 mg%), magnez, kalcium dhe natriumi; e konsiderueshme është sasia e vitaminës C.

•Hurmat duhet të hahen të papërpunuara, në këtë mënyrë, është i garantuar furnizimi me vitamina dhe minerale, duke përfituar nga çdo efekt pozitiv.

Hurma rekomandohet edhe në rastet e çrregullimeve të mëlçisë. Ilaç i shkëlqyer natyror kundër stresit, në rastin e lodhjes dhe dobësive të përgjithshme.

Së fundi, hurma ka një aktivitet të rëndësishëm mbrojtës kundër shpretkës, pankreasit, stomakut dhe zorrës së hollë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *