‘Frymë e re’ në Barcelonë, aksionerët miratojnë financimin për “Camp Nou” të ri…

Aksionerët e Barçës miratuan planin e financimit të ‘Espaï Barça’ me 87.8%, ose 42.963 vota pro, kundrejt 5.055 kundër (10.4%) dhe 875 votave të pavlefshme (1.8%).

Kështu u ratifikua plani i paraqitur nga presidenti Joan Laporta. Rinovimi i ‘Camp Nou’, do të kushtojë jo më pak se 900 milionë euro, me objektiv përfundimin e punimeve në vitin 2025.

Aksionerët shpresojnë që ky operacion të mos u kushtojë asgjë anëtarëve, të cilët do të mbeten pronarë të klubit dhe se funksionimi i ekipit të parë, në veçanti kapaciteti i tij rekrutues, të mos dëmtohet.

Për të financuar këtë projekt, drejtuesit e klubit katalanas duhet të kërkojnë një hua, që do të përfaqësonte një pjesë të mirë të miliardë e gjysmë të nevojshme, me një shlyerje të shtrirë në 35 vjet, sipas ‘La Vanguardia’.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *