Frymë popullore, PD hap selinë dhe foltoren për…

Partia Demokratike ka njoftuar se do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Përmes një njoftimi zyrtar, PD bën me dije se të gjithë qytetarët duke filluar nga burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë do të kenë mundësi të hyjë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *