Fshehu krimin për 6 orë/ “I dhëmb koka”, si mashtroi nusja fëmijët pasi vrau vjehrrën

Detaje të reja tronditëse janë hedhur në dritë lidhur me masakrën që ndodhi në një familje, ku nusja i morri jetën vjehrrës duke e masakruar me thikë. Krimi i rëndë ndodhi në Maqellarë. Thuhet nga burime jo zyrtare se jashtë banesës ku ndodhi krimi, në oborr ka pasur disa fëmijë, të cilët kanë dëgjuar ulërima. Sipas banorëve të zonës, kur nusja Miranda Markja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës Naile Markja, 74 vjeçe, i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur.

Kjo ngjarje tronditëse është zbuluar nga bashkëshorti i 44-vjeçares, gjashtë orë pasi e ëma e tij kishte ndërruar jetë. Kur ka hyrë në banesë, ai ka parë nënën e tij të lyer në gjak dhe të pajetë, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë.

Ndërkohë, banorët e fshatit kanë bërë me dije se autorja e krimit vuan nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht ajo ndodhet pas hekurave, ndërkohë që policia po heton në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës, që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *