Një nga momentet e shumëpërfolura të BBV ka qenë kur nga qielli, në oborrin e shtëpisë u dërgua një kupë. Kjo kupë dërgohej për Luizin, por ra në dorën e Oltës. “Luiz Ejlli, fitues i BBV2. Luiz, je fitues i padiskutueshëm”, shkruhej mbi kupë. Publiku në atë kohë masakroi me komente aktoren, por Olta i ka dhënë një shpjegim këtij veprimi.
Teksa ishte në një video “live” në rrjetet sociale, fansat e pyetën se pse e vodhi kupën. Olta sqaron se kupën nuk e vodhi, por u drejtua të dhoma e rrëfimit ku i dhanë ultimatum për mos t’ia treguar Luizit. Olta dhe Luizi ndanë jo vetëm shtëpinë në dy pjesë, por edhe publikun. Por me daljen e Oltës, ndryshoi rrjedha e lojës dhe kjo e fundit tashmë e komenton lojën e banorëve si publik dhe si një ish-banore.
Në daljet e saj televizive ajo është shprehur se dëshiron që “Big Brother”, të fitohet nga një femër ndaj ajo që kur ka dalë ka mbështetur Dea Mishel dhe lojën e saj. Aktorja së fundmi ka bërë një “live” për fansat, përmes të cilit ka marrë pyetje të ndryshme, njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me fituesin e “Big Brother”-it, kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion. Në përgjigjen e saj Olta tha se është e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse nuk e kishte thënë më parë.
Aktorja u shpreh se e kishte kuptuar edhe brenda shtëpisë se sa shumë e duan njerëzit jashtë. “Pa diskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj. Jam e bindur që do ta fitojë Luizi, do doja të fitonte një femër siç e kam thënë dhe për mua absolutisht më e sakta aty brenda është Dea. Mendoj që dyshja finale do të jetë Dea, Luizi dhe shpresoj të jetë kështu”, u shpreh Gixhari.