Një 54-vjeçar italian është proceduar penalisht, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Bern dhe fshehu para në automjetin tip ‘Porsche Cayenne’ që ti fuste në Shqipëri.
Gjatë kontrollit në automjetin e italianit me iniciale M.A., u gjetën të fshehura 24 070 euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe shuma e eurove.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.