Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 56-vjeçari Shefqet Lika, i cili akuzohet se ka nxitur bashkëshorten e tij të kryej vetëvrasje.
U mësua se katër ditë më parë se Shahe Lika u var në një serë pranë banesës së saj në Kamëz. Bashkëshorti e raportoi vdekjen e saj si natyrale, por ishin familjarët e viktimës që njoftuan policinë me pretendimin se bashkëshorti i saj nuk ka treguar të vërteten.