Një plan i thuajse perfekt për trafikun e kokainës, iu ka ku kushtuar shumë katër shqiptarëve në Greqi, pasi gjatë një kontrolli të policisë vendase, u gjet një sasi e lëndës narkotike e cila ishte e fshehur në brenda mishit në një dyqan në qendër të Athinës.
Autoritetet helene kanë vënë në pranga katër shtetas shqiptarë të moshës 26, 35, 38, 48 vjeç dhe kanë sekuestruar 5 kg e 775 gram marijuanë, 70 gr kokainë, 11355 euro, tre celularë dhe një peshore elektronike në cilësinë e provës materiale.
Sipas burime, 35-vjeçari konsiderohet kreu i grupit, i arrestuar edhe në 2012-ën për grabitje dhe çështje droge. Gjate kontrollit të banesave të tyre nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme.