Fuga: Kërkoj një Akademi Shkencash që vepron në përputhje me ligjin

Profesori i njohur Artan Fuga shprehet se ajo që ai kërkon është një Akademi Shkencash që vepron në përputhje me ligjin dhe në kundërshtim me të.

Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se kërkon një Akademi që buxhetet t’i fitojë me punë, dhe jo t’i marrë si llokume nga qeveria, duke zhvatur buxhete universitetesh.

Reagimi i plotë:

A di c’kerkoj?

Nje ze anakronik, nen afshin e zjarrmte te iluzionit te fitores te Pirros thote : si mund te thuhet se dikush kundershton kur nuk di c’kerkon!!!

Se cfare akademie shkencash kerkoj une, ne ende se ka nuhatur, do t’ja them bash kur t’i vije koha, ne vendin e duhur, me edukaten e duhur.

Por sa per sot, i them:

Kerkoj nje akademi te shkencave qe te veproje ne perputhje me ligjin, jo ta marre ligjin neper kembe dhe te veproje ne kundershtim me te!

Kerkoj nje akademi shkencash qe te jete ne duart e akademikeve dhe asamblese, sic duhet, jo t’i trajtoje ata thjesht si publik per te degjuar ne te ngrohte ne dite dimri. As t’i trajtoje akademiket ne moshe si mbushes topi, votojne por nuk votohen! Cfare turpi!

Kerkoj nje akademi ku kryetari nuk eshte edhe kryetar botimesh, dhe drejtor institutesh, dhe kryetar projektesh, edhe minister aresimit, edhe kancelar, edhe zedhenes, edhe lincues i atyre qe kane mendim te kundert me te, por nje drejtues me vizion, me modesti dhe degjues i kolegeve, dhe kokeulur ndaj asamblese.

Kerkoj nje akademi shkencash qe te jete ne rolin e saj, dhe jo thjesht si teresi njesish me lloj lloj emrash e titujsh qe paralelizojne midis tyre si te ishin kioska.

Kerkoj nje akademi shkencash qe buxhetet t’i fitoje me pune, krijimtari, rezultatet, jo t’i marre si llokume nga qeveria, pa konkurs, pa projekte, duke zhvatur buxhete universitetesh ne kerkim, si alokime se ashtu ma do qejfi mua.

Kerkoj nje akademi shkencash qe te jete bashkevepruese me universitetet dhe Institutet dhe jo koordinuese e tyre, si qender dispecerie, as t’i keqtrajtoje ata si inferiore.

Kerkoj nje akademi shkencash perendimore e shekullit XXI jo te drejtuar me mendesi para ose postmilitare te prejardhur nga paslufta e dyte boterore.

Kerkoj nje akademi shkencash qe sjell kontribut ne shoqeri dhe jo qe harxhon parate me grushta per sherbime, honorare, hotele, pagesa per fjalime, e te tjera qe i dini vete. Qe gelltit por nuk prodhon te mire publike!

Kerkoj nje akademi shkencash te rrezatoje e te jete e hapur ndaj shoqerise, dhe jo te perdore qeverine per te rrembyer institucione te tjera shkencore.

Kerkoj nje akademi shkencash prone e publikut, kombit, intelektualeve, jo e dikujt, plakur cilimi qe kujton se instituti eshte i babes se tij, mall babe ku mund ta fusi doren kur dhe si i do qejfi.

Kerkoj nje akademi shkencash ku kryetari te jeté i pare mes te barabarteve, nje mandat te kryeje detyren dhe te leje vendin per te tjere, me te mencur se ai, dhe jo t’i qepet karriges si ngjitur me zamke.

Se si konkretisht, durim, koha po vjen!

Me qetesi, mos harxhoj energji kot!

Kohen nuk e ndalon njeri – e perseris!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *