Gazetari Artan Hoxha, përmes fakteve tronditëse, ka zbuluar arsyen e vërtetë përse u krijua OFL-ja. Me tone ironike, ai e ka nisur shkrimin me titullin: Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL-në. Duke renditur një sërë ngjarjesh të bujshme, Hoxha demostron se OFL është një dështim që u përdor për të pastruar figurën e qeverisë nga krimi i organizuar.
Gazetari sjell në kujtesë faktet që kur nisi Operacioni Forca e Ligjit. Gjithçka mori drejtim një vit para zgjedhjeve, për të pastruar qeverinë Rama nga akuza më e rëndë, implikimi i saj me krimin e organizuar. Në shenjë tallje, Hoxha thotë se OFL-ja e arriti qëllimin, pra pastroi imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve.
Statusi
Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL!!!
E mbani mend OFL-në (Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit para zgjedhjeve, per ta pastruar qeverine Rama nga akuza me e rende, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!
E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me buje nga qeveria Rama?!
E dini ku u shfaq per here të pare ajo policja bjonde me syze dielli të erreta?!!
E mbani mend se nje nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqesia e tij me personazhe te botes se krimit, subjekt i OFL-se, pikerisht me vellezerit Hajri?!!
Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es nje nga mbeshtetesit kryesor dhe financues të LSI-se në zonen e Shijakut, ishin vellezerit Hajri?!!
E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.
Tashme OFL-ja e arriti qellimin, e pastroi imazhin e qeverise para nderkombetareve, se lidhjet me krimin e organizuar jane vetem nje fake neës i medias dhe i kundershtareve politike. Nderkohe zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.
Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt…
Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar per here te fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurre kufoma e tij, tashme rezulton me vendim gjykate, se eshte ndertuar me burime financiare të ligjshme…
Kot sa për kuriozitet, po ju bej nje pyetje: A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se, vazhdonte të ishte në kerkim për rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomes, së Jan Prenges???!!!
Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë….
Në fund, nje ndjese per “çunat e Shijakut”, kemi nje vit e gjysem qe jemi marre me ta duke u “rene në qafe”.
Gjykata speciale ku kane varur shpresat për drejtesi gjithe shqiptaret, sapo u dha të drejtë.
Nuk me mbetet gje tjeter vetem se te huazoj batuten e mafiozeve të filmi “Kumbari”,
“djema, asgje personale, eshte thjeshte çeshtje biznesi”…