Sergio Busquets thuhet se ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij në Barcelonë, duke vendosur se ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.
Mesfushori legjendar e informoi Barcelonën për vendimin e tij të martën, sipas Marca, në një konfirmim të asaj që shumë bashkëlojtarë prisnin të ndodhte.
Ecuria thuajse e kompletuar e titullit të Blaugranës në La Liga këtë vit i jep atij mundësinë për tu larguar kokë lart nga katalonja .
Xavi thuhet se donte që Busquets të qëndronte, por klubi nuk mundi t’i ofronte atij një propozim të pranueshëm për kontratë, gjë që nuk e ndihmoi argumentin e trajnerit që lojtari të ri-nënshkruhej.