Fundi i pandemisë pas valës ‘Omicron’? Drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge: po shkon drejt fazës së fundit

Dy vite pas fillimit të pandemisë së koronavirusit shpresat se fundi i pandemisë mund të jetë afër po rriten gjithë e më shumë, megjithëse jemi në kulmin e variantit Omicron.

Hans Kluge, i cili është drejtori rajonal për Europën pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka bërë me dije se  kontinenti po shkon drejt një faze të fundit . Ai parashikoi se  vala aktuale omikron në Europë do të bjerë pasi njerëzit do të kenë fituar  imunitet ndaj COVID-19. Imunizimi i popullatës  do të arrihet falë vaksinimit dhe pasi njerëzit të jenë shëruar nga virusi. Kësaj i shtohet edhe efekti pozitiv i stinës ku Kluge iu referua ardhjes së pranverës dhe verës.

Sipas vlerësimit të OBSH-së deri në mars mund të jenë infektuar në mbarë Europën rreth 60 për qind e njerëzve me variantin e ri. Për shkak të mutacioneve të mundshme të reja Kluge megjithatë tërhoqi vëmendjen për të pasur kujdes  pasi sipas tij SARS-CoV-2 na ka surprizuar më shumë se një herë dhe se kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *