Kjo e shtunë është përgjakur sërish, pasi ka humbur jetën një person.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Vau i Dejës-Bushat në vendin e quajtur Stajka. Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, identiteti i personit që ka ndërruar jetë dhe sa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar shkaqet e ngjarjes.
‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë pamjet nga aksidenti fatal.
/Priza.al/