Fundjava rikthen dimrin, reshje shiu dhe borë në gjithë vendin

Ndonëse zyrtarisht pranvera ka ardhur, kjo fundjavë do të na kujtojë më shumë stinën e dimrit. Dita e shtunë nis me mot të vranët në të gjithë territorin, dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme në formë pikash.

Më pas reshjet fitojnë itensitet deri mesatar në të gjithë vendin, në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Më kalimin e orëve dhe uljen e temperaturave në orët e pasdites vonë, reshjet në lartësitë mbi 300 metër në relievet malore dhe mbi 600 metër në ato kodrinore shndërrohen në reshje dëbore.

Në relievet malore, reshje të dendura dëbore edhe në formën e stihive të dëborës. E njëjta situatë edhe ditën e diel, pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta, reshje shiu me intensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore vijojnë reshjet e dëborës dhe duke nisur nga orët e pasdites, ato bëhen me intensitet të lartë. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut, reshjet e dëborës zbresin deri në nivel deti, ndërsa në zonën e qendrës dhe veriut në nivele kodrinore 400-500 metër.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *